Gossip

TRADHTI ME DJALIN E PRESIDENTIT TË ROMËS? Diletta Leotta: Nuk prisja që të botoheshin…

Pak ditë më parë u raportua se Can Yaman dhe Dileta Leota i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Media italiane “Dagospia”, lëshoi “bombën” teksa raportoi se gazetarja ka nisur një romancë me djalin e presidentit të klubit të Romës, Ryan Friedkin.

Disa orë pas shpërthimit të ashpër të prezantueses në rrjetet sociale, me një status përmes të cilit kërkonte t’i respektohej jeta private, e përjavshmja italiane “Oggi” publikoi ekskluzivisht imazhin që dokumentoi historinë e dashurisë me Ryan Friedkin.

Në fakt, e gjithë ‘telenovela’ nuk mbetet me kaq, sepse prezantuesja italiane ka reaguar së fundi për ato foto duke thënë se kanë që në dhjetorin e vitit të kaluar.

Konkretisht, fotografitë datojnë nga 20 dhjetori i kaluar, pak para fejesës me aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Ndonëse në mediat italiane ka ende dyshime për lidhjen e prezantueses italiane me aktorin e njohur turk, vetë Diletta ka këmbëngulur që ajo vazhdon të jetë me Yaman.

“Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë.

Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t’i kishin marrë në shtëpi”,- shpjegoi Diletta për Valerio Staffelli.

Related posts

NUK NDALET ME POZA PROVOKUESE/ Njihuni me seks-bombën që braktisi futbollin për t’u shndërruar në “mbretëreshën” e Instagramit (FOTO)

Delo.autor

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

NGA DETI NË PALESTËR/ Hygerta Sako shfaq format perfekte: Vajzat duan vetëm… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment