Futboll Ligue 1 Sport

ANALIZA/ Neymar tek PSG, historia e një katastrofe kolektive…

Eliminimi i PSG nga Manchester City është sezoni i katërt i Neymar në ekipin francez, pa qenë në gjendje të fitojë Champions-in. Braziliani, i cili shkoi në Paris në kërkim të “Topit të Artë” dhe “kupës veshëgjatë”, përveç parave, natyrisht, ka qenë në kryeqytetin francez për aq kohë sa ishte në Barcelonë. Katër vite pas transferimit stratosferik dhe rekord botëror prej 222 milionë euro, realiteti është vetëm një: të gjitha palët humbën.

Numrat individualë të Neymar janë më të mirë te PSG sesa te Barça. Padyshim, niveli i La Liga është shumë më i lartë se ai i Ligue 1, kështu që rivalët me të cilët është përballur “Ney” e kanë lejuar të ketë rekorde më të mira. Si lojtar i Barçës, braziliani shënoi 105 gola dhe dha 76 asiste në 186 ndeshje. Kjo do të thotë se kishte një mesatare prej 0.56 golash dhe 0.4 asistesh për ndeshje. Në ekipin francez, me të cilin ka shënuar 85 gola dhe dhënë 51 asiste në 112 ndeshje, mesatarja e tij është 0.75 gola dhe 0.45 pasime goli për ndeshje.

Sidoqoftë, këto rekorde nuk kanë qenë të mjaftueshme për ish-yllin e Santos që të fitojë “Topin e Artë”. Me sa duket, larg nga hija e Messit do ta arrinte atë, por dëmtimet e përsëritura dhe fiaskot e PSG-së në Europë e kanë privuar nga ky çmim prestigjioz individual.

Në nivelin e titujve, skuadra franceze nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë investimin e bërë për brazilianin. Para nënshkrimit të tij, PSG kishte fituar katër nga pesë kampionatet franceze të fundit. Me brazilianin, tri kampionatet e para kanë qenë gjithashtu për parizienët, me këtë të katërtin që ka një fund të pasigurt, pasi Lille është lider, tri javë nga fundi. Edhe nëse të besuarit e Pochettino fitojnë titullin e Ligue 1, përfundimi është i thjeshtë: PSG dominoi në Francë pa “Ney”, vazhdon ta bëjë këtë edhe me të.

Askush nuk e fshehu që Al-Khelaïfi nënshkroi me brazilianin për të ngritur Ligën e Kampionëve. Dhe është e vërtetë që në turneun kontinental, galët kanë bërë një hap përpara. Në edicionin aktual ata u eliminuan në gjysmëfinale, vitin e mëparshëm u dorëzuan në finale. Ndjesia që PSG transmeton në ndeshjet vendimtare është se vazhdon të jetë më tepër një grup individësh sesa një bllok solid dhe i besueshëm. Neymar dhe Mbappé nuk janë të mjaftueshëm që sheiku të përmbushë ëndrrën e tij. Duhet të mbahet mend se braziliani fitoi Ligën e Kampionëve me Barçën në sezonin 2014-2015.

Në kompeticionin madhor kontinental, Neymar luajti 40 ndeshje me Barçën dhe vetëm 29 me PSG, një fakt i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta që ka pasur me ekipin parizien. Në nivelin e golave ​​dhe asisteve, për Barçën arriti përkatësisht 21 dhe 19, ndërsa me PSG ka regjistruar 20 dhe 12.

Në ekipin katalanas, “Ney” fitoi 10 tituj: tri Kupa të Mbretit, dy La Liga, dy Superkupa Spanjolle, një Ligë Kampionesh, një Superkupë Europe dhe një Botëror për Klube. Me PSG, ish-lojtari i Santos shton të njëjtën gjë, por me një memorie të konsiderueshme më të ulët: tri Ligue 1, tri Superkupa Franceze, dy Kupa Franceze dhe dy Kupa të Ligës. Këto 10 tituj mund të jenë 12, nëse të besuarit e Pochettino “pushtojnë” këtë Ligue 1 dhe gjithashtu Kupën e Francës, në të cilën janë gjysmëfinalistë. Ndryshe nga Spanja, në Francë diskutohen dy kupa kombëtare.

Të themi të drejtën, as skuadra e Barçës nuk ka bërë mirë pa Neymar. Së pari, sepse nuk ka arritur përsëri në finalen e Champions-it. Dhe së dyti, sepse 222 milionë eurot që u arkëtuan nga shitja e tij dhe u shpenzuan për blerje të reja rekord, nuk kanë bërë që të harrohet performancën e madhe sportive e brazilianit. Griezmann dhe Dembélé kanë qenë një grafik në ngjitje, por pa arritur shkallën e përsosmërisë që “Ney” ofronte. Edhe më i dhimbshëm është krahasimi me Coutinho, nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Me pak fjalë, kur skena e Neymar në Paris do të tejkalojë atë të Barçës për nga kohëzgjatja, tashmë ka perspektivë të mjaftueshme për të konkluduar se investimi për brazilianin nuk ishte ai që pritej në “Parce des Princes”. Nuk ishte për PSG, i cili ende nuk e ka fituar Champions-in; nuk ishte për lojtarin, i cili ende nuk është numri një (“Top i Artë”), as për Barçën, e cila shpërdoroi më shumë se 300 milion euro në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Nga transferimi i Neymar, përfituesja e vetëm ishte llogaria e kreditit të vetë lojtarit. Dhe mjedisi rrethues i tij, natyrisht.

Related posts

JUVJA MË E DOBËT E 10 VITEVE/ Pirlo rrezikon stolin pa Superkupën

Delo.autor

PAS 2 MINUTASH LOJË/ Ylli i Napolit shtang “Romakët” me një gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

XHAKA DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Klubi i njohur gjerman gati të marrë mesfushorin shqiptar për…

Delo.autor

Leave a Comment