Futboll I pakategorizuar Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Di Maria rrezikon skualifikimin. Wenger shfryn ndaj Fernandinho-s dhe arbitrit Kuipers

Angel Di Maria rrezikon tre ndeshje skualifikim pasi goditi Fernandinho gjatë Manchester City-PSG të vlefshme për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi, sipas L’Equipe, mund të detyrohet të humbasë tre sfidat e ardhshme evropiane të parizeanëve (sezonin e ardhshëm) të cilat duhet të përkojnë me ndeshjet e para të grupeve.

Sakaq, Arsene Ëenger sfidoi vendimin e gjyqtarit Kuipers, i cili dje përjashtoi Di Maria për një faull reagimi ndaj Fernandinho.

Ish-trajneri i Arsenalit i tha beIN SPORTS se braziliani gjithashtu duhej të përjashtohej për qëndrimin e tij: “Më duhet të them se nuk më pëlqen se si është sjellë Fernandinho.

Ishte provokuese. Nëse e përjashtoni Di Maria-n, atëherë duhet ta dërgoni edhe Fernandinho-n jashtë.

Sipas mendimit tim duhej t’i kishte nxjerrë menjëherë karton të verdhë për gjestin që bëri. Më pas, ata duhej të ishin dëbuar të dy”.

Related posts

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Juventus shënjestron mesfushorin 22-vjeçar të gjigantit spanjoll…

Delo.autor

Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen me një “like”

Sadik.Autor

DHA ASISTIN E GOLIT TË SIGURISË KUNDËR NAPOLIT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për sfidën ndaj të “kaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment