Bundesliga Futboll Sport

BAYERN RREZIKON RËNIEN NGA KATEGORIA/ Dy lojtarët Musiala dhe Davies “sakrifikohen” për ekipin e dytë

Nëse gjithçka ka shkuar mirë për Bayern-in e Flick në këtë sezon me 6 tituj të fituar në 15 muaj, gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për skuadrën e dytë të bavarezëve që rrezikon rënien në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Duke parë se skuadra e Flick e ka pothuajse të sigurt titullin në Bundesliga kur kanë mbetur edhe tri ndeshjet para fundit të kampionatit, klubi ka vendosur të dërgojë në kategorinë e tretë 20-vjeçarin Alphonso Davies dhe 18-vjeçarin Jamal Musiala.

Dy lojtarët, në fakt, mund të luajnë duke mos thyer rregullin e lojtarëve Under 23 të kategorisë së tretë.

Kështu, mbrojtësi kanadez dhe mesfushori gjerman nuk do të luajnë të shtunën kundër Borussia Moenchengladbach në Bundesliga, por një ditë më pas kundër Unterhaching.

Related posts

PARTIZANI I KA BËRË DALJE/ Por shikoni me kë stërvitet mesfushori Romero (VIDEO)

Delo.autor

“EL CLASICO”/ “Bernabeu hesht” në 45 minutat e para, vendos Rakitic (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Të dy skuadrat vijnë nga momente jo të mira (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment