Futboll Kategoria Superiore Sport

MERR FORMË STADIUMI I RI/ Një tjetër impiant modern i shtohet Superiores sezonin e ardhshëm (VIDEO)

Egnatia do të militojë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, pas plot 16 vitesh mungesë. Klubi rrogozhinas, arriti të shpallej kampion në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke siguruar një biletë për në elitën e futbollit shqiptar.

Një projekt ambicioz është duke lulëzuar së fundmi, teksa krahas suksesit në fushën e blertë, drejtuesit e Egnatias, janë duke u kujdesur edhe për infrastrukturën, e cila do të jetë bashkëkohore. Një impiant sportiv modern është duke u ndërtuar në Rrogozhinë. Stadiumi i ri ka marrë farë, teksa pritet të jetë gati në sezonin e ri.

Pas prishjes së terrenit ekzistues u planifikua me detaje nisja nga puna për ndërtimet e reja. Faza e parë është duke vijuar mjaft mirë. Me ndërtimin e shkallëve fillimisht, nivelimin e fushës dhe më pas do të shtrohet tapeti. Stadiumi do të jetë sipas modeleve europiane, ndërsa pjesët e tjera do të përmbushen ashtu siç kërkohen nga UEFA. Ky impiant i ri dhe tepër modern, pritet të jetë gati brenda muajit shtator.

Krahas atij të Egnatias, Kategorisë Superiore sezonin e ardhshëm, pritet t’i shtohet edhe stadium i ri i Kukësit, ndërkohë që ai i Partizanit është në ndërtim e sipër, teksa nuk dihet nëse do të jetë gati sezonin e ri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemeve të klubeve të Superiores për sa i përket stadiumeve.

Related posts

Dortmundi i prish punë Interit, i ofron 40 milionë euro për objektivin e tij

Q.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Valverde: Guardiola “flirtonte” me De Jong? Kjo nuk është në…

Delo.autor

“Rrezikojmë të zbresim nga Seria A”/ Presidenti i klubit italian vë alarmin: Nuk e di si do luajmë me Veronën dhe Interin

Delo.autor

Leave a Comment