Futboll Sport

“JAM GATI”/ Xherdan Shaqiri mesazh trajnerit të tij, Jurgen Klop pas golit në derby

Xherdan Shaqiri pas golit të shënuar ndaj Evertonit dhe pas dëmtimit që kaloi tha që është i gatshëm për trajnerin Jurgen Klop për muajin e ngjeshur të dhjetorit.

Zvicerani kishte luajtur  vetëm 15 minuta gjatë gjithë sezonit përpara se të mërkurën në mbrëmje të zbriste në fushë nga minuat e parë në fitoren në derby 5-2 ndaj Evertonit.

Ndaj Evertonit Shaqiri zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ku gjeti edhe golin, pas një periudhe të vështirë që kaloi pas dëmtimit të gjatë që e la jashtë fushave.

28 vjeçari thotë që është i gatshëm për ti ardhur në ndihmë Liverpolit tani duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të 9 ndeshjeve në muajin dhjetor.

Shaqiri pas ndeshjes ndaj Evertonit tha “Jam gati dhe këtë e vuri re trajneri edhe në stërvitje. Jam stërvitur mirë. Mendoj se luajta mirë pas shansit që më dha trajneri. Në fund më e rëndësishmja është fitorja e skuadrës. Jam dëmtuar dhe falënderoj Zotin që nuk ndjejë më shqetësimi, pas dy muaj larg fushave. Kam punuar shumë për tu rikthyer në formën e duhur”. 

Related posts

E ARDHMJA E SHKODRANIT NË DYSHIM/ Elseid Hysaj drejt largimit nga Napoli, por mbetet në Serie A…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ylli i golfit nuk e besoi: Njerëzit po më thonin bëje për Mamban, më pas kuptova që… (VIDEO)

Delo.autor

I THUR ELOZHE TALENTIT TË DORTMUND/ Lewandowski: Erling Haaland mund të bëhet i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment