Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E TRAJNERIT JOSA/ Sulmuesi Kuper pranë largimit nga Kukësi. Ja arsyeja…

Te Kukësi ka një çështje “Kuper”. Sulmuesi ganez prej tri ndeshjesh nuk është grumbulluar nga tekniku Mirel Josa në sfidat e kampionatit, pikërisht ndaj Partizanit, Teutës dhe Laçit.

Për herë të fundit 23-vjeçari ka qenë në pankinë në përballjen ndaj Tiranës, ndonëse nuk pati asnjë minutë në dispozicion, edhe pse ishte i gatshëm për skuadrën. Që nga ajo periudhë, sulmuesi nuk është preferuar më nga trajneri Josa dhe duket se palët janë ndarë përfundimisht, ndonëse nga klubi apo vetë lojtari nuk ka ndonjë reagim në lidhje me këtë situatë.

Gjithsesi, duhet thënë se Kuper vjen pas një sezoni që e ka kaluar mes dëmtimesh, ndërkohë që e ka patur të pamundur të rivalizojë në sulm, kjo edhe në sajë të formës së mirë që ka kaluar Eze me Ibraimin, të cilët janë edhe dy golashënuesit e kampionatit.

Gjasat janë që në fund të sezonit palët ta mbyllin marrëveshjen dhe Kuper të mos jetë më pjesë e verilindorëve.

Related posts

Skënderbeu dhe “betaja” e fundit me të vërtetën

Sadik.Autor

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Angli-Shqipëri. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment