Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin…

PSG ka konfirmuar se Neymar ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025.

Gjatë ditës ishte folur shumë se klubi dhe braziliani sot do ta bëjnë zyrtare vazhdimin e marrëveshjes dhe ashtu doli.

Pasi zgjati kontratën e tij me Paris Saint-Germain, braziliani foli për PSGTV, në lidhje me ambiciet dhe kënaqësinë e tij që ka vazhduar aventurë e tij në kryeqytet francez.

“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur që po zgjas kontratën time me Parisin deri në vitin 2025”.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për katër vjet, të jem pjesë e projektit të klubit, të përpiqem të fitoj tituj, për të provuar dhe arritur ëndrrën tonë më të madhe që është Liga e Kampionëve”.

“Kështu që jam i lumtur që do të qëndroj në klub, të jem pjesë e tij dhe të zgjas kontratën time”, ka thënë braziliani.

Neymar ishte bashkuar me PSG-në në vitin 2017.

Related posts

Takaj presion lojtarëve: Nuk e shkarkoni dot ju trajnerin, Daja…

Sadik.Autor

PO REZULTON DËSHTIM/ Blerja 40 milion euro zbulon pse nuk ka debutuar me Liverpoolin

Isa.Autor

ME AR DHE DIAMANTE/ Rolex-i gjysmë milion euro i Ronaldos shkakton polemika

F.autor

Leave a Comment