Futboll La Liga Sport

NUK KANË MË BESIM TEK SULMUESI BELG/ Real Madrid e nxjerr në shitje, yllin Hazard e kërkojnë në Serie A

Eden Hazard ka sosur durimin e madrilenëve dhe askush nuk ka më besim se sulmuesi belg do të bëhet ylli që ka qenë te Çelsi. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje. Situata e tij është ndryshe nga të tjerët. Hazard prej 2 vitesh erdhi si një yll në skuadër, por dëmtimet dhe arsyet e ndryshme kanë bërë që të konsiderohet një transferim i dështuar. Rendimenti i tij ka qenë shumë i dobët dhe kurrë nuk u afrua në motivet pse spanjollët e morën në vitin 2019. Ai solli afro 50 mijë tifozë në prezantim, por kurrë nuk u bë i rëndësishëm duke llogaritur edhe vlerën që u shpenzua për të.

4 JAVË – Eden Hazard ka të paktën 4 javë për të qenë vendimtar dhe për të ndihmuar Realin e Madridit që të fitojë titullin kampion. Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë lamtumira nga Spanja është e sigurt. Skenat duke bërë humor me disa lojtarë të Çelsit pas eliminimit nga Champions-i kanë qenë fatale dhe kanë tërbuar tifozët. Ai kërkoi falje, por nuk mjafton. Në fakt, Hazard kurrë nuk ka qenë lider as te Çelsi. Karakteri i tij nuk e ka ndihmuar, por në Londër ishte lojtar i jashtëzakonshëm në fushën e lojës dhe më i miri në vitet e fundit. Vlera e tij e kartonit ka rënë nga 150 milionë euro në 40 milionë euro. Zidan ka kërkuar gjithmonë qetësi dhe durim për të, por duket se koha po tregon të kundërtën. Eden Hazard nuk është për Realin e Madridit dhe dyert e largimit janë të hapura.

E DO MURINJO – Çelsi është një nga skuadrat që mund ta rikthejë sërish, por në ditët e fundit ka dalë në skenë edhe Roma e Zhoze Murinjos. Trajneri portugez po përgatit ekipin për sezonin e ardhshëm dhe ka shënjestruar belgun. Gjithashtu, Isko është një futbollist që i pëlqen shumë trajnerit portugez, por vështirësitë në këto transferime lidhen me aspektin ekonomik. Reali s’ka ndërmend të bëjë ulje.

Related posts

TRONDITET MAN CITY/ Portieri i “qytetarëve” lëndohet gjatë stërvitjeve, rrezikon sezonin

Isa.Autor

Gjoka: Lushnja e rënë? Vllaznia e ka pësuar vjet nga Korabi

Sadik.Autor

KËRKON TA SJELLË NË LONDËR/ Tottenhami dërgon vëzhgues për yllin e Interit…

Delo.autor

Leave a Comment