Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Nga fusha në merkato. Agjenti Raiola po punon për shkëmbimin

Juventus-Milan nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, vendimtare për kualifikimin në Champions League. Juventus-Milan e mbrëmjes së sotme do të luhet edhe për merkaton.

Prej disa muajsh flitet për një këmbim mes Juventus-it dhe Milan-it që ka për regjisor super menaxherin Mino Raiola. Diskutohet për të ardhmen e dy klientëve të tij: Federico Bernardeschi dhe Alessio Romagnoli.

Kontrata e sulmuesit skadon në qershorin e vitit 2022 dhe bardhezinjtë duket se nuk kanë ndërmend ta zgjasin marrëveshjen. Njëkohësisht, kapiteni i kuqezinjve nuk është më i paprekshëm dhe trajneri Pioli ka preferuar disa herë Tomori-n në këtë fund të sezonit.

Kjo situatë ka krijuar kushtet për një këmbim të mundshëm mes dy skuadrave që do t’i kënaqte të gjithë, sipas calciomercato.it.

Related posts

E RRALLË NË OLIMPIADË/ Mungesa e reshjeve të dëborës cënon “Tokyo 2020” (FOTO)

Delo.autor

BELGJIKA NË DANIMARKË/ Lukaku do të vizitojë Eriksenin në spital. Ja çfarë do ndodhë në minutën e 10

Delo.autor

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Futbollisti i njohur argjentinas VRET dy persona, dyshohet se… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment