Futboll Premier League Sport

ZBULON ËNDRRËN/ Thiago Silva: Shpresoj të kthehem në San Siro dhe…

Kohë kujtimesh dhe shpresash për Thiago Silva-n, ish-futbollist i Milan-it dhe PSG-së, tani te Chelsea.

Mbrojtësi brazilian ka folur për sfidën mes Juventus dhe Milan të së dielës së kaluar, duke pranuar se është akoma shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi.

“Milan, përsëri në Champions? Mendoj për këtë moment qëkur jam larguar nga klubi kuqezi. Çdo vit mendoja se Milan mund të kualifikohej në Champions, por këtë vit jemi afër”, ka thënë braziliani për Sky.

“Juventus-Milan? E kam parë ndeshjen: jam pak i trishtuar për lojtarët brazilianë që luajnë për Juventus-in: Danilo, Alex Sandro, Arthur edhe Buffon, me të cilin kam luajtur në Paris. Milan e ka merituar fitoren dhe meriton të shkojë në Champions sepse ka bërë një kampionat të madh”.

“Jam tifoz milanist dhe shpresoj të kthehem në San Siro dhe ta shikoj Milan-in në Champions”.

Related posts

BARAZIMI PA GOLA/ Roma-Napoli për rekord, Mourinho dhe Spalletti e mbyllën sfidën me karton të kuq

Delo.autor

VIDEO/ Djali i Kluivert më i mirë se babai i tij, shikoje 100 herë këtë supergol

Q.Autor

ARSENAL-NORWICH/ Tjetër “dhuratë” për Aubameyang, “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment