Futboll Seria A Sport

Lippi apelon për VAR-in/ Të kuqen e RONALDOS e vlerëson si “haluçinacion” të gjyqtarit

Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd. Kështu thotë Marcello Lippi, me portugezin që ra viktimë e “haluçinimit” të zyrtarëve të ndeshjes.

Portugezi, i cili ka bërë debutimin e Ligës së Kampionëve për bardhezinjtë, luajti vetëm 29 minuta në sfidën europiane, në “Mestalla”. Arbitri Felix Brych, pas konsultimeve me ndihmësin e tij pas porte, i tregoi kartonin e kuq Ronaldos, pasi u konsiderua se kishte tërhequr prej flokësh Jeison Murillo.

Ky vendim u pasua me zhgënjimin e CR7, së bashku me lotët e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Dhe këto ndjenja kanë mbetur shumë kohë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit gjerman.
Ish-trajneri i Juventusit, Lippi, është ndër ata, që tani bëjnë thirrje për veprim, duke i thënë “Tuttosport”-it se pa një incident të çuditshëm, që përfshin një nga lojtarët më të mirë të planetit:

“E kuqja për Ronaldon ishte për shkak se një person kishte një haluçinacion. Ju nuk mund ta rrezikoni kompromisin në lojë dhe, para së gjithash, në një garë me një moment të tillë, gjë që mund të rezultojë në një pezullim me dy ndeshje.

Tani UEFA duhet të dalë dhe të thotë: zotërinj, kemi gabuar! Nuk mund ta kthejmë më atë, sepse Ronaldo tashmë është dëbuar me të kuqe dhe loja ka mbaruar, por një pezullim ekstra do të ishte absurd. Prandaj, ky rast duhet ta detyrojë UEFA-n të zbatojë menjëherë VAR-in në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është i përgatitur për çdo gjë dhe çdo rast. Ata janë favoritët e Ligës së Kampionëve, së bashku me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munich, Manchester City dhe PSG. Le të themi se, krahasuar me vitet e fundit, Juventusi është në grupin e favoritëve. A mundej Ronaldo që ta shmangte krejtësisht kontaktin me Murillo? Ne po flasim për një kampion që, para kësaj ndeshjeje, nuk ishte dëbuar asnjëherë me të kuq, edhe pse Ronaldo kishte luajtur 154 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Ai nuk bëri asgjë të keqe kundër Valencias. Bota me të drejtë e konsideron Ronaldon një yll, por para së gjithash ai është një djalosh, i cili gjithmonë është i respektueshëm dhe shumë i dobishëm. Rasti mendoj se është i mbyllur, ai është dënuar për 1 ndeshje nga kartoni i kuq dhe tani duhet të qëndrojë i qetë. Nuk bëri asgjë të gabuar”.

Related posts

PAQUETA NUK BIN TRAJNERIN GIAMPAOLO/ Milan hedh “tentakulat” nga lojtari argjentinas…

Delo.autor

Fenerbahce një hap larg gjysmëfinaleve, Olympiacos hakmerret ndaj Zalgiris

Sadik.Autor

ÇËSHTJA E TAMPONËVE TEK LAZIO/ Portieri Strakosha dhe Leiva rezultojnë negativ, por…

Delo.autor

Leave a Comment