Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE U-17/ Spektakël në çerekfinale, mësoni dy çiftet gjysmëfinaliste

Janë luajtur ditën e djeshme dhe sot, ndeshjet çerekfinale për Kategorinë Superiore U-17. Tetë skuadrat më të mira të grupeve A dhe B, u përballën mes tyre në fazën “play off” dhe tashmë kemi dy çiftet gjysmëfinaliste.

Shkëndija e Tiranës, e cila mposhti Vorën minimalisht dhe Akademia që triumfoi ndaj Tiranës, është njëri prej çifteve në gjysmëfinale.

Ndërkohë çiftit tjetër gjysmëfinalist është Internacional Tirana-Apolonia. Kryeqytetasit mposhtën pastër 5-1 rivalët e Football Republic ndërsa fierakët thyen Shënkollin 4-2.

Dy sfidat gjysmëfinale, Shkëndija Tiranës-Akademia Futbollit dhe Internacional-Apolonia, do të zhvillohen këtë fundjavë.

Related posts

E FUNDIT/ Anglia luan ndaj Islandës në Shqipëri? E zbulon BBC. Fajin e ka… Danimarka

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BRAZIL/ Refuzon transferimin në Kinë sulmuesi i Inter…

Delo.autor

BOTËRORI/ Në këtë Kupë Bote, 80 lojtar janë grumbulluar nga La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment