Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja kush janë 2 futbollistët me më shumë duele se të gjithë…

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje derbi të kryeqytetit. Kapiteni i të kuqve numëron plot 25 sfida të luajtura me fanellën e Partizanit kundër Tiranës, duke lënë me distancë të largët ndjekësit.

Lojtari i dytë që ka luajtur më shumë derbi, është Idriz Batha, me 18 ndeshje derbi. Mesfushori 29-vjeçar ka luajtur për të dyja skuadrat e kryeqytetit, por sërish nuk ka arritur ta parakalojë gardianin e Partizanit.

Të tjerë lojtarë që kanë luajtur shumë ndeshje derbi, janë Hoxhallari dhe Bardhi, që po ashtu priten të jenë në fushë ditën e enjte. Alban Hoxha dhe Idriz Batha do të jenë sërish liderët e skuadrave të tyre, në një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit. Përveç eksperiencës, Batha sjell edhe gola, ndërsa Alban Hoxha, siguri mes dy shtyllave.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Brighton. Rezultati 1-2

Delo.autor

Trajneri Tuchel vlerëson Buffonin: Do ta doja në skuadër

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Mema: Duhet të ndërhymë në merkato, ja ku po shikojmë…

Isa.Autor

Leave a Comment