Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ PARMËS/ Lazio në vështirësi, trajneri Inzagi kthen sytë nga Thomas Strakosha

Lacio nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa në fundjavë u mposhtën 2-0 nga Fiorentina, duke i humbur edhe ato ka shpresa që kishin për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Parmës, trajneri Simone Inzagi po mendon të bëjë ndryshime në formacion. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubi lacial, nesër pritet ta nisë nga minuta e parë në portë Thomas Strakosha dhe jo Reina, siç jemi mësuar ta shikojmë këtë sezon.

Portieri i Kombëtares shihet si favoriti për një fanellë titullari për nesër, ku fitroja është detyrim për kryeqytetasit. Kujtojmë se Starkosha në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, ka qëndruar në stol, për shkak se paar tij trajneri Inzagi ka zgjedhur Reinën.

Related posts

ASKUSH SI “JASHTËTOKËSORI”! Ja statistikat e “çmendura” të këtij sezoni…

Delo.autor

SUPER BARÇA/ Katalanasit në avantazh kundër Huesca me një autogol qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Totenhem-Liverpool “prova” për titullin: Të kuqtë kërkojnë rekordin 40-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment