Futboll Sport

GJESTI UNIK/ Klubi elitar shkrin titullin kampion dhe ua jep tifozëve

Pas një viti të jashtëzakonshëm pa prezencën e tifozëve në stadium, Ajaksi ka marrë një iniciativë spektakolare dhe ka pasur një ide brilante për t’i bërë fansat të ndihen të rëndësishëm.

Skuadra nga Amsterdami fitoi titullin kampion këtë sezon dhe ka vendosur që ta shkrijë atë për të formuar 42 mijë yje të vegjël dhe t’ua dhurojë tifozëve që janë të anëtarësuar në këtë klub. “Një pjesë e Ajaksit” është quajtur nisma e drejtuesve, të cilët vendosën që ta ndajnë me tifozët titullin e tyre të 35-të në histori. Drejtori i përgjithshëm, Evdin van der Sar ka thënë se ka qenë një vit i vështirë.

“Këtë sezon kemi luajtur pa ndihmën e tifozëve. Ata kanë qenë me ne shpirtërisht, por jo të ulur në stadium. E kemi ndier mbështetjen e tyre gjithmonë. Kjo është një mënyrë për t’i falënderuar për atë që kanë bërë për këtë skuadër. Shpresoj që t’i kënaqim disa prej tyre. Ishte një ide shumë e bukur e klubit”, ka thënë ish-portieri holandez.

Related posts

SFIDAT PËR TU BËRË FUTBOLLIST NË SHQIPËRI/ Talenti Gjyla: Vlerësimi është i vështirë por me pasion arrihet çdo gjë (INTERVISTA)

Delo.autor

(VIDEO) “Shokon” Espanyol realizon golin e avantazhit

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Seria A ndryshon pronar, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment