Futboll Premier League Sport

PRITET AKORDI ME CHELSEA-N/ Agjenti i Lukakut zyrtarizon lajmin e bukur: Krenar të njoftoj zgjatjen…

Të gjithë presin zyrtarizimin e kalimit të Romelu Lukakut te Chelsea dhe firmën mbi kontratën e re, ndërsa sulmuesi belg ka firmosur një tjetër kontratë…

Ai ndodhet në Montecarlo por sonte në mbrëmje do të fluturojë drejt Londrës dhe nesër në mëngjes mund të jetë radha e vizitave mjekësore te blutë që luajnë gjithashtu finalen e Superkupës në Irlandën e Veriut ndaj Villareal.

28-vjeçari ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me agjentin e tij, Federico Pastorello. Ky i fundit ka bërë publik akordin me anë të një postimi në Instagram.

“Krenar të njoftoj zgjatjen e kontratës së përfaqësimit të Romelu Lukakut. Përsëri së bashku deri në 2023! Ti je mbreti im“, shkruan agjenti italian në foto me kampionin e Italisë, që u shit nga Interi te Chelsea për 115 mln euro.

Related posts

GJUNJËZOI TOTTENHAMIN/ Anglia i përulet MESSIT: Nuk është vetëm më i miri, por është…

Isa.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Ylli holandez mposht me lehtësi portierin Lloris, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me “POKER” shkodranët dhe kërcënon rivalët

Delo.autor

Leave a Comment