Futboll Seria A Sport

PREJ DISA JAVËSH JASHTË FUSHAVE/ Sot iu nënshtrua operacionit, mbrojtësi mbyll aventurën me Interin

Aleksandar Kolarov nuk do ta veshë më fanellën e Interit. Kontrata e tij nuk do të rinovohet nga zikaltrit. Mëngjesin e sotëm, serbi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e hernies diskale të mesit në “Istituto Clinico Humanitas” të Rozzano. Ai kishte dalë “jashtë luftimi” për Conte prej disa javësh dhe problemi nuk po zgjidhej.

Ndërhyrja kirirgjikale, e kryer nga profesor Maurizio Fornari, ishte krejtësisht e suksesshme. Në ditët e ardhshme, mbrojtësi zikaltër do të fillojë procesin e rehabilitimit, ndërsa pret të gjejë një ekip të ri.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Kampionët e Europës futen në garë për “diamantin” e Inter…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ REALI, BAYERN, MAN UNITED dhe jo vetëm, ja “gjigantët” që po vuajnë…

Isa.Autor

HISTORIA SHOKUESE/ Futbollisti që vrau ish-bashkëshorten mund të kishte përfunduar tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment