Futboll La Liga Sport

BËRI NDËRHYRJE SPEKTAKOLARE NDAJ GRANADËS/ “Gjiganti” Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Ndeshja ndaj Granadas përfundoi 1-4 për Realin, por Tibo Kurtua ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Portieri belg i madrilenëve bëri disa pritje shpëtimtare për ekipin e tij. Ai thotë se duhet t’i fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë që Atletiko të ndalet për të fituar titullin kampion në Spanjë.

FITORJA – “Duhet të merrnim patjetër 3 pikë për t’i bërë presion Atletikos. Shpresojmë që ata të ndalen në një nga këto dy ndeshje. Nuk mund të gabojnë sepse ne do të përfitojmë”.

ATLETIKO – “Unë nuk e kam parë ndeshjen e tyre dhe secili bën punën e tij. Ne tani kemi një ndeshje të vështirë ndaj Bilbaos dhe pastaj do të shohim se çfarë ka ndodhur me Atletikon”.

PAQARTËSI – “Në fund edhe fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak i mirë. Mund të shënonim më herët dhe ta mbyllim ndeshjen me Feden, pastaj u kërcënuam nga Suarezi që godet. Bëmë shumë gabime në pasime, por për fatin tonë të mirë e gjetëm shpejt golin e tretë dhe më pas të katërtin.

Related posts

Ibrahimovic: Manchester United mund të fitojë Kupën e Anglisë këtë sezon

Sadik.Autor

PLAS TEK ANDORRA/ Ish-kapiteni Lima: Veprojnë si në Korenë e Veriut. Këtu nuk u intereson si shkon ekipi, por…

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Real kthehet në avantazh me një kundërsulm perfekt, nuk përmbahet Ancelotti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment