Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Icardi kërkon rikthimin në Itali, sulmuesi argjentinas i vetëofrohet tek klubi i madh…

Mauro Ikardi dëshiron rikthimin në Itali. Sulmuesi argjentinas i ka komunikuar klubit të PSG-së vendimin e tij për një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez.

Pavarësisht 32 golave në 60 ndeshje, Ikardi nuk ndihet protagonist në skuadrën e Mauricio Poçetinos dhe Leonardo është i gatshëm të dëgjojë ofertat në drejtim të tij, pasi do të ishte një frymëmarrje për financat duke parë sesa peshon rroga e ish-kapitenit të Interit.

I vetëofruar tek Milani – Ikardi i është vetëofruar skuadrës së Milanit. Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e yllit argjentinas, Vanda Nara po gjen mundësinë e një rikthimi në Milano.

Paga prej 9 milionë euro në sezon është shumë për financat e klubit të Milanit, por gjithsesi ende nuk është thënë fjala e fundit.

Drejtuesit kuqezi me në krye Masarën dhe Maldini po e rishohin këtë mundësi, dhe palët mund të bisedojnë pas disa javësh për të kuptuar nëse klubi parizien mund të japë dritën jeshile për një huazim dhe duke kontribuar për pagesën e rrogës së Ikardit.

Related posts

SOT DËSHIRON TA MPOSHTË/ Ja kur Courtois derdhi LOT për fitoren ndaj Realit (VIDEO)

Isa.Autor

DOSSIER/ Kush e solli futbollin në Shqipëri/ Rrëfimi i një ish-studenti në vitin 1934

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Gati të bëjë çmenduri në merkato, Reali buzëqesh nga… largimet

Delo.autor

Leave a Comment