Futboll Kombëtarja Sport

DE BIASSI I LA JASHTË ËNDRRËS “EURO 2016″/ Ku janë sot KATËR futbollistët. Njëri kërkohet nga… LIVERPOOL

Emrat e tyre bënë jo pak bujë, kur trajneri asokohe i Kombetares kuqezi Gianni De Biassi vendosi të mos i grumbullonte për ndeshjet e ëndrrës europiane në Francë.

Bëhet fjalë për katër futbollistët: Milot Rashica, Amir Rrrahmani, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala që mundësinë e një jete e panë nga televizori.

Zgjedhja e teknikut italian për të mos i besuar futbollistëve u shoqërua me debate të shumta veçanërish për Berat Gjimshitin.

Ky i fundit madje reagoi me thënien: “Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në Evropian”.

Edhe pse futbollistët respektuan vullnetin e trajnerit, duket se De Biassi është gabuar për lënien e tyre pas. Në vazhdëmësine individuale të gjithësecilit, ka gola, dëshirë për të luajtur e madje edhe oferta nga klubet më të mëdha.

Ku janë sot:

Berat Gjimshiti, është i vetmi nga emrat e listës së mesiperme që nuk është larguar nga Kombetarja shqiptare. Sot luan me klubin e Atalantës në “Serie A” dhe ecuria e tij ka qenë në rritje dhe me disa gola të shënuar.

Në nje intervistë të pak ditëve më parë për mediat italiane, Gjimshiti u shpreh se me Rejan në ekipin kombëtar gjërat janë më mirë.

Milot Rashica, ose e thënë ndryshe kryefjala e mediave botërore sportive ditët e fundit. Sulmuesi që luan për Werder Bremen është në radarët e Liverpool. Kujtojmë se pasi De Biassi e la jashtë liste, Rashica iu bashkua kombëtares kosovare. Edhe pse kështu, sulmuesi nuk lë rast të veçantë pa bërë simbolin e shqiponjës, si në festime golash ashtu edhe në intervista.

Futbollisti që karrierën e tij si futbollist profesionist e nisi në Vushtrri, sot ka shanset të transferohet tek gjigandët anglez.

Amir Rrahmani, sot luan me Hellas Verona dhe është kapiteni i kombëtares së Kosovës.

Edhe pse mbrojtës, Rrahmani ka qenë vendimtar në ndeshje veçanërish me kombëtaren kosovare, të ciles iu bashkua pas lënies jashtë nga italiani.

Herolind Shala.  Ishte muaji gusht i vitit 2014 kur Herolind Shalën e vërshuan ofertat për të luajtur për përfaqësuese të ndryshme. Pasi kishte shkëlqyer me Shqipërinë U21, oferta e parë i erdhi nga Kosova, pastaj e ftoi Norvegjia dhe në fund Kombëtarja e madhe e Shqipërisë.

Djaloshi fillimisht ia kishte dhënë fjalën Kosovës, pasi FFK i kishte nxjerrë edhe biletën e aeroplanit dhe i kishte dërguar ftesën, por thirrja e De Biasit ndryshoi gjithçka.

Pasi u la jashtë nga De Biassi, Shala u shpreh se do luajë me “Dardanët” pasi Kosova ka nevojë për bijtë e saj.

ALPEsport.al

Related posts

E PABESUESHME/ Një SHQIPTAR në formacionin më të KEQ të historisë së Botërorit

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Inter-Barcelona, formacionet e mundshme. Surpriza në të dy ekipet (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin e Juventusit që fitoi Botërorin me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment