Futboll La Liga

Barcelona nuk do të bëjë ‘gardë nderi’ për Roaldon dhe Realin

Barcelona ka përjashtuar mundësin që të bëjë “gardë nderi” përpara El Clasicos ndaj Real Madridit, skuadër e cila ditë më parë u shpall kampione e botës.

Real Madrid këtë të shtunë do të pres Barcelonë në Santiago bernabeu, ku do të tentojë të ngushtojë diferencën prej 11 pikësh me katalonasit.

Në këtë ndeshje Reali do të hyjë si kampion i Botës dhe Cristiano Roanldo kishte thënë se Barcelona duhet t’i nderojë ata me “gardë nderi”.

Por, kjo është mohuar nga Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor.

“Ne e kemi bërë të qartë se ‘gardën e nderit’ e respektojmë vetëm në La Liga”, tha Amor pas fitores 4:0 ndaj Deportivo La Corunas.

Barcelona në të vitin 2008 kishte bërë “gardë nderi” për Realin, pasi praktikisht madrilebët ishin shpallur kampion të La Ligas.

Related posts

KOMBËTARJA NË ALARM/ Sulmuesit pa ekip, 4 lojtarë me valixhe në duar

Delo.autor

KA VETËM 5 EURO NË BANKË/ Por “pensionisti” Ronaldinho jeton mes luksit

Delo.autor

​Njihuni me 10 futbollistët që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm

Q.Autor

Leave a Comment