Futboll

Wenger: Jam vetëm një i punësuar te Arsenali

Arsene Wenger ka thënë se e ardhmja nuk është në duart e tij pasi ai është një i punësuar në një klub të Ligës Premier.

Wenger dhe Arsenal nuk po kalojnë një moment të mirë ndërsa humbja e thellë në finale të Kupës EFL ndaj Manchester City 3-0 në Wembley, ka dridhur pozitën e tij në postin e trajnerit.

Trajneri 68-vjeçar është në krye të skuadrës që nga viti 1996, ndërsa ka kontratë deri në fund të sezonit.

Si pasardhës i tij ideal mendohet trajneri aktual i Gjermanisë, Joachim Low.

Gazetarët e kanë pyetur trajnerin se a është i gatshëm për jetën pasi të larohet nga Arsenali.

“Nuk e di. Në jetë, duhet të fokusohesh për kualitet në punë. Sa përkushtohesh, sa shumë punon ti”.

“E ardhmja nuk vendohet nga ajo që shkruhet në gazeta, dhe unë jam një nga ata”.

“Jam një i punësuar dhe jap gjithçka për klubin që unë e dua”, ka thënë Wenger.

Arsenal është i shtati në renditje me 27 pikë pas Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Related posts

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Real Madrid tregon dhëmbët në “Olimpico”, ja goli i Marcelos (VIDEO)

Delo.autor

Juventus në bisedime të avancuara me Cavani-n

Sadik.Autor

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Hazard

Delo.autor

Leave a Comment