Futboll Sport

PLAS “LUFTA” NË KAMPIONATIN BOLIVIAN/ Portieri gjuhet me breshëri shashkash, dërgohet në spital (VIDEO)

Portieri i The Strongest në kampionatin bolivian, Daniel Vaca ishte objektiv i tifozëve kundërshtarë në ndeshjen ndaj Jorge Wilstermann.

Në fundin e ndeshjes, kur po luheshin minutat shtesë, Vaca u sulmua me disa shashka në breshëri të cilat jo vetëm e frikësuan atë por edhe e dëmtuan.

Portieri ra në tokë dhe pati nevojë për ndihmë mjekësore, duke u transportuar më pas për në spital.

Ndeshja u mbyll 2-1 për The Strongest, ndërsa Jorge Wilstermann rrezikon dënim të rëndë edhe pse disa tifozë u arrestuan menjëherë.

Related posts

NEWCASTLE – MANCHESTER CITY/ Guardiola synon të fitojë ndeshjen (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHKËLQEN ME KOMBËTAREN U-20/ Penallti dhe goditje dënimi “MAGJIKE”, djali i Eto’o mahnit në debutim (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja vendimi që merr Spalletti për ish-kapitenin “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment