Futboll Seria A Sport

JUVENTUS TRIUMFOI NË COPPA ITALIA/ Shikoni momentin emocionues kur Bufon ngre lartë trofeun (VIDEO)

Juventusi arriti të triumfonte në finalen e Kupës së Italisë, teksa mposhti Atalantën me rezultatin 1-2 falë golave të Kulusevskit dhe Kiezës. Pas një sezoni zhgënjyes, Kupa ishte mënyra e vetme që bardhezinjtë të mos e mbyllnin pa trofe.

Pavarësisht se kritikat kanë qenë të shumta, vlen të theksohet se ky ishte trofeu i dytë për Andrea Pirlon në harkun e pak muajve, ndonëse është në vitin e tij të parë si trajner, më herët ai arriti të fitonte Superkupën.

42-vjeçari u bë trajneri i katërt i Juves që ngre Kupën e Italisë si futbollist ashtu edhe si trajner, pas Montit, Parolas dhe Zofit.

Gjithashtu për sa i përket Bufonit, ai mbrëmjen e sotme barazoi Roberto Mançinin (6) si lojtari që e ka fituar më shumë herë Kupën: 5 suksese me Juven, 1 me Parmën. Ishte pikërisht gardiani veteran që ngriti lart trofeun e fituar ndaj Atalantës.

Related posts

VDEKJA E MARADONËS/ Trashëgimtarët e ikonës e së futbollit kërkojnë zhvendosjen e trupit. Ja arsyeja…

Delo.autor

DËMTIMI I SULMUESIT REBIC/ Pioli zbulon gjendjen e lojtarit: Në qoftë se ai nuk do jetë gati…

Delo.autor

KATAR 2022/ “Çmenduri” e Polonisë, realizon 2 gola për 56 sekonda ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment