Futboll Sport

PAS SEZONIT TË MADH/ Armando Broja nis pushimet në Shqipëri nga “Prestige Resort”

Armando Broja është futbollisti shqiptar i shndërruar në kryefjalën e klubeve botërore.

I quajtur fenomen, Broja shfaqet në faqet e para të mediave angleze si talenti premtues. Ky sezon ka rezultuar i suksesshëm për futbollistin shqiptar që nxori në pah talentin e tij në fushën e blertë edhe me Kombëtaren shqiptare. Pas përfundimit të Premier Ligë Broja është rikthyer ne Shqipëri. 20-vjeçari ka nisur pushimet e tij së bashku me familjen dhe sigurisht që ka zgjedhur destinacionin e pushimeve ideale. Vetë talenti shqiptar ka publikuar në Instagramin e tij foto ku shihet se është duke pushuar në resortin “Prestige”.

Teksa e gjithë bota flet për të, Broja ka shijuar ambientet mbresëlënëse të resortit që është shndërruar në destinacionin e preferuar të pushimeve jo vetëm për VIP-at shqiptarë, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbrëmjen e djeshme ishte ne fushë si ylli i Kombëtares sonë, në ndeshjen kundra Estonisë, menjëhereë pas saj, Broja i është bashkuar familjes për disa momente të paharrueshme.

De Biasi: Broja po luan me Kombëtaren më pak ses - Syri | Lajmi i fundit

 “Prestige” është stacioni i tij i parë në vendin tonë, duke iu bashkuar familjes për ditët e tyre të pushimeve. Me t’u rikthyer në Angli, Brojën e presin ditë të arta, ku të gjithë presin që ai të luajë me Çelsin sezonin tjetër pas një viti huazim te Sauthempton. Por deri atëherë, vetë talenti 20-vjeçar do të kalojë disa ditë të arta tek perla e turizmit shqiptar.

Related posts

Me valixhe në duar…, ja “efekti domino” i trajnerëve për gjigandët e Europës

Sadik.Autor

“EDHE NE NJERËZ JEMI, NUK JEMI ROBOTË”/ Aleksi shfajësohet: Kemi ende shanse për titullin

Delo.autor

“U PËRPOQËN TË LËNDONIN…”/ Frikë për yllin e Manchester City-t, sulmohet pas një grabitje në shtëpi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment