Futboll Seria A Sport

MASHTRUAN PËR…/ Pezullohen 7 arbitrat e Serisë A (ARSYEJA)

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një hetim për disa parregullsi në rimbursimin e shpenzimeve në sektorin e arbitrimit. Federata, në marrëveshje me Shoqatën e Arbitave, menjëherë ndërmori disa masa pas një raporti mbi parregullsitë administrative në lidhje me rimbursimet në të gjitha nivelet.

Sipas burimeve mediatike janë 7 persona të mundshëm të pezulluar: 3 gjyqtarë kryesorë dhe 4 asistentë. Sipas asaj që mësohet, përfundimi i veprimtarisë hetimore duhet të mbyllet në ditët në vijim. Fabricio Paskua, Federiko la Pena dhe Ivan Robilta janë arbitrat kryesorë të Serisë A që mund të jenë pezulluar si masë paraprake, ndonëse nuk konfirmohet.

Teksa vijojnë hetimet, Shoqata e Arbitrave Italianë ka reaguar pas lajmit. “Në zbatim të transparencës maksimale kryesia e re e AIA-s (Shoqata e Arbitrave Italiane) ka nisur auditime të brendshme administrative dhe të kontabilitetit për pajtueshmërinë e rimbursim-shpenzimeve të paguara për aktivitetet teknike.

Nga kontrollet e kryera janë gjetur mospërputhje në përpilimet e hartuara. Presidenca e AIA-s ia ka dërguar dokumentacionin prokurorisë që në 21 prill. Në pritje të përfundimit të hetimeve, bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë çështje janë pezulluar”, mbyllet njoftimi

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Bare: Jam ushtar që zbatoj rregullat, Reja më ka mësuar si të…

Delo.autor

“NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT”/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË-GRUPI A/ Partizani thyen “mallkimin”, Teuta në raundin e tretë. Ja rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment