Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Flet Telushi: Gjithmonë bëj rolin e “ushtarit”, rëndësi ka…

Lojtari më i mirë në sfidën mes Luftëtarit dhe Partizanit, u shpall Bruno Telushi, i cili ishte edhe autori i golit të vetëm të sfidës që i dha 3 pikët “demave të kuq”.

Pas ndeshjes, vlonjati shprehet i lumtur për golin, por pret që edhe të rinjtë të rrisin formën e tyre, si edhe të shënojnë për ekipin.

Sot treguat edhe një gol të mrekullueshëm, edhe me kokë…

Kampionati ka nisur njësoj si vjet. Humbëm në Korçë me një penallti dhe më pas në javën e dytë shënova gol në Kamzë. Edhe këtë vit, humbëm me penallti dhe në takimin e dytë kam shënuar unë. Goli i sotëm është i thjeshtë, i dha 3 pikët ekipit dhe ndihem mirë për këtë pjesë.

Si ndihesh me emrat e rinj në mesin e fushës?

E vërtetë, janë bërë shumë ndryshime në ekip dhe skema është e re. Do dhe ajo kohën e vet që të gjithë të kenë formën më të mirë. Kalova një dëmtim jo të lehtë, por nga ndeshja në ndeshje po rritem te ana fizike. Shpresoj që edhe çunat që kanë ardhur të gjejnë formën e tyre më të mirë, sepse ekipi do ngrihet shumë.

Të shijojnë golat te Partizani?

Unë gjithmonë bëj rolin e ushtarit. Kush të shënojë më shumë, nuk ka problem. Rëndësi ka ekipi të fitojë. Ka rëndësi që të shënojnë edhe këta çunat e rinj që të kenë mundësi edhe për t’u shitur në ndonjë kampionat më lart.

Edhe vlonjat, edhe ushtar, nuk del mirë llogaria…

Unë nuk e pranoj këtë. Shumë më thonë komandant, por dua të rri te pjesa e ushtarit.

Related posts

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Sadik.Autor

REALIZOI SUPER GOL NDAJ TEUTËS/ Mbrojtësi Hoxhallari: Na pëlqen të luajmë me kreun, Vllazni është radha jote

Delo.autor

“GËZUAR 2020″/ Futbollistët dhe trajneri Kombëtares urojnë shqiptarët për Vitin e Ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment