Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED DORËZOHET PËR RIKUPERIMIN E KAPITENIT/ Solskjaer: Maguire nuk do jetë në Gdansk, na duhen 3 blerje për…

Ole Gunar Solskjaer po dorëzohet për të rikuperuar kapitenin e tij Harry Maguire për finalen e Ligës së Europës kundër Vijarealit më 26 maj në Gdansk. Qendërmbrojtësi i Mançester Junajtidit, i cili kishte luajtur çdo ndeshje të kampionatit që prej transferimit të tij në “Old Trafford” në verën e 2019-ës, lëndoi ligamentet e kaviljes dy javë më parë, në ndeshjen kundër Aston Vilës.

“Ai po ecën, por është shumë larg vrapimit dhe për të qenë i sinqertë, nuk mendoj se do ta shohim në Gdansk”, tha trajneri norvegjez përpara ndeshjes së fundit në kampionat kundër Uolvesit. Meguajër u pa mbrëmjen e së enjtes pa paterica, por shanset e tij që të jetë gati për të mërkurën jashtë thuajse minimale: “Por, siç e kam thënë disa herë, unë do t’i lë kohë deri mbrëmjen e së martës, pas stërvitjes së fundit dhe do të shohim nëse ai mund të jetë atje. Ai po përmirësohet, por ligamentet duan kohë që të shërohen”.

Ndeshja e nesërme është një test që “Djajtë” duan ta fitojnë përpara finales. Por, për të rivalizuar për titull sezonin e ardhshëm, Solskjaer beson se Junajtid duhet të bëjë 2-3 blerje: “Duhet të fitojmë me Uolvesin për t’iu drejtuar finales me shumë energji. Sigurisht që, po planifikojmë skuadrën e sezonit të ardhshëm, ashtu siç bëjmë normalisht. Është një proces i vazhdueshëm. Ne po shohim skuadrën dhe shpresoj që të forcohemi me dy apo tre futbollistë. Duhet të konkurrojmë më lart në klasifikim. Jemi ende shumë pas për të menduar se titulli do të vijë vetë”.

Related posts

EMOCIONET FILLUAN/ Sot hidhet SHORTI i Uefa Champions LEAGUE dhe Europa LEAGUE

Isa.Autor

“NE KEMI VUAJTUR KUNDRA MESSIT KËTO VITE”/ Habit Ramos: Pa të mund të kishim fituar shumë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Mark van Bommel, trajneri i ri i PSV Eindhoven

Sadik.Autor

Leave a Comment