Futboll Premier League Sport

I SHKEL SYRIN MANCHESTER CITY-T/ Harry Kane: Ëndrra e çdo sulmuesi, të luajë me…

Herri Kejn vazhdon t’i lëshojë sinjale dashurie Mançester Sitit, ndërsa thotë se të luajë me Kevin de Bryjnen është ëndrra e çdo sulmuesi. “Qytetarët” janë favoritë për të siguruar shërbimet e yllit të Totenhemit, pasi ai i kërkoi klubit që të largohet këtë verë. Dhe deklarata e fundit e bomberit 27-vjeçar, i cili kërkon të fitojë trofeun e parë në karrierë, i ka shtuar më shumë zërat e një transferimi të tij në “Etihad”:

“Kur shoh De Bryjnen të luajë ai është një futbollist special dhe disa nga topat që shoh që ai jep te Siti janë thjesht një ëndërr për sulmuesin, nëse doni që të jem i sinqertë. Ai është një lojtar i shkëlqyer me top dhe pa top, në presing. Por, krosimet e tij janë më të mirat që unë kam parë ndonjëherë”.

Kejn konfirmoi se ai nuk ka dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë jashtë Anglisë: “Sigurisht që ekziston gjithnjë një mundësi për të shkuar jashtë një ditë, por nuk mendoj se kjo më intereson me të vërtetë në të ardhmen e afërt”. Kejn komenton edhe shkarkimin e Zhoze Murinjos dhe pranon se me disa lojtarë portugezi nuk kishte më një marrëdhënie të mirë:

“Unë dhe Murinjo kishim një marrëdhënie të shkëlqyer që nga momenti i parë, por të jem i sinqertë, marrëdhënia e tij me disa lojtarë nuk funksionoi. Ai donte liderë në fushë. Pas shkarkimit të Poçetinos, nuk do ishte kurrë e lehtë për cilindo trajner”.

Related posts

PO SHKËLQEN/ LAUTARO në gjurmët e MILITOS, por Spalletti frenon entuziazmin

Isa.Autor

FUTBOLLISTI PËR T’U MARRË SHEMBULL/ Berat Gjimshiti asnjë karton të kuq në 250 ndeshje

F.autor

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

F.autor

Leave a Comment