Futboll Premier League Sport

“DO TË NDAHEMI ME NJË LEGJENDË SIÇ AI MERITON”/ Trajneri Guardiola: Aguero, një luan që vret në 5 metra

Pep Guardiola ka vetëm fjalë të ëmbla përpara ndeshjes së fundit në Premier Ligë të golashënuesit më të mirë të historisë së Sitit, Serxho Aguero. Por, përpara ndeshjes së fundit me Evertonin, trajneri i kampionëve refuzoi sërish që të komentonte të ardhmen e Herri Kejnit, sulmuesit të Totenhemit i cili shihet si zëvendësuesi i argjentinasit në “Etihad”. Aguero, autori i 258 golave me Sitin do të luajë për herë të fundit në “Etihad” të dielën kundër Evertonit.

“Të jesh legjenda që ai është, të vish në këtë vend ku është shumë e vështirë për të shënuar dhe të bësh atë që ai ka bërë për kaq shumë vite, është e pabesueshme. Cilësinë e tij e tregojnë numrat, paraqitjet dhe titujt. Nuk mund ta imagjinoj sesa gola më shumë do të kishte shënuar nëse nuk do të kishte qenë i dëmtuar. Kur është mirë fizikisht, në 5 metra, si një luan në xhungël, ai mund të bëjë një hap dhe vrasë kundërshtarët. Jam i sigurt se 10 mijë tifozët në stadium do ta nderojnë për të gjithë tifozët kudo në botë. Ai do të luajë sa të ketë mundësi.

Kejn? Ai është një lojtar i Totenhemit. Nuk është korrekte nga ana ime që të flas për këtë”, tha trajneri katalanas në konferencë.

DIAZ – Një nga lojtarët për të cilët Pep dëshiron të flasë është mbrojtësi i tij Ruben Diaz. Portugezi transformoi mbrojtjen e “Qytetarëve” këtë sezon, duke fituar edhe vlerësimin e gazetarëve sportivë, të cilët e votuan 24-vjeçarin si futbollistin më të mirë në Premier Ligë gjatë 2020-‘21. Pavarësisht moshës së re, Pep mendon se qendërmbrojtësi ka cilësitë për të qenë një ditë kapiten:

“I dinim cilësitë e tij përpara se ta transferonim, por nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh. Ai është plotësisht një profesionist, mendon 24 orë në ditë për futbollin dhe dëshiron vetëm që të përmirësohet. Dëgjon, pranon momentet e vështira dhe tenton gjithnjë të përmirësohet. Pavarësisht se është shumë i ri, jam shumë i sigurt se në një kohë të shkurtër ai do të jetë një nga kapitenët, pasi e ka treguar se ka cilësi lideri”

Related posts

UANDA NARA NUK NJEH LIMITE/ Bashkëshortja seksi e Ikardit shfaqet duke prekur… të pasmet (VIDEO)

F.autor

NDESHJE DRAMATIKE/ PSG mposht me përmbysje Lyon në frymën e fundit, një argjentinas eklipson Messin

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Ja orari dhe stadiumi ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Delo.autor

Leave a Comment