Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi ikonë i Serisë A i jep lamtumirën klubit italian pas 20 viteve

Sulmuesi i Kievos, Serxhio Pelisier, i ka dhënë lamtumirë skuadrës italiane pas 20 viteve karrierë të kaluara tek skuadra veroneze.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Pelisier sqaroi se nuk ishte vendim i lehtë, por falënderoi tifozët dhe klubin për gjithçka kishin bërë për të këto vite.

Pelisier u bashkua me skuadrën në vitin 2000 duke mos u larguar më nga skuadra veroneze, edhe pse me shumë ulje dhe ngritje dhe rënie nga kategoria, 42 vjeçari ishte gjithmonë aty në ndihmë të skuadrës duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Në 2019 u tërhoqe për të punuar si menaxher i skuadrës, por disa mosmarrëveshje me drejtuesit e kanë detyruar të largohet dhe nga klubi.

Pelisier gjatë 19 viteve karrierë si sulmues me Kievon  arriti të shënonte 139 gola, duke u bërë problem për shumë mbrojtës në Serinë A.

Related posts

JENI DAKORD? “France Football” zgjedh formacionin MË TË MIRË të të gjitha kohërave (FOTO)

F.autor

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ Mesfushori Giaccherini: Belgët janë të shqetësuar, Barella si unë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Luftëtari. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment