Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Zgjidhi gjithçka me klubin e Serisë A, trajneri italian prezatohet tek skuadra e Shakhtar

Tashmë është zyrtare, Roberto De Zerbi është trajneri i ri i skuadrës së Shahtjor Donjetsk.

Klubi ukrainas ka zyrtarizuar gjithçka me anë të postimeve në kanalet e saj zyrtare ku i japin mirëseardhjen ish-trajnerit të Sasuolos. Trajneri i njohur i cili këto vite ka qenë një ndër teknikët më të spikatur në Serinë A ka firmosur një kontratë 2-vjeçare pasi i dha lamtumirën skuadrës nga Rexhio-Emilia përpara disa ditësh.

De Zerbi merr vendin e trajnerit Luis Kastro dhe bëhet kështu trajneri i 34-të në historinë e klubit të njohur ukrainas. Trajneri 41-vjeçar ka udhëtuar gjatë ditës për në Kiev për të takuar personalisht presidentin e Shahtjorit, Rinat Ahmatov. Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor tekniku De Zerbi do të vizitojë qendrën sportive dhe stadiumin e Shahtjorit, “Olimpiyskiy”.

Related posts

TROFE OSE “DIVORC”/ Manchester United ka gati emrin surprizë nëse ikën Solskjaer

Delo.autor

FA CUP/ Klopp mposht Ancelottin, Liverpool triumfon me rezerva

Delo.autor

PO LUHEJ “EL CLASICO” NË “CAMP NOU”/ Policia zbulon planin dhe neutalizon gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment