Futboll Sport

2 SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Fillon kapitull të ri, Benzema kthehet në kombëtare pas 2058 ditësh

Për herë të parë në 5 vite, Karim Benzema shtyu dyert e qendrës sportive “Clairefontaine” dhe gjeti aty kombëtaren e Francës. Këtë të mërkurë, bomberi i Real Madridit filloi përgatitjet për Kampionatin Europian (11 qershor-11 korrik). Transalpinët do ta testojnë veten paraprakisht në ndeshjet miqësore ndaj Uellsit dhe Bullgarisë.

Pas pajtimit me trajnerin Didier Deschamps, erdhi edhe ribashkimi. 2058 ditë pas atij përjashtimi, Benzema e sheh veten sërish pjesë të kombëtares franceze. Sapo shkeli në Qendrën Kombëtare të Trajnimit, sulmuesi i Real Madridit ka kujtuar imazhet e 7 tetorit 2015, datës së vizitës së tij të fundit në atë “kështjellë”.

Historia e pastajme, e quajtur “sextape”, njihet nga të gjithë. Benzema u akuzua për shantazh ndaj Mathieu Valbuena, shokut të kombëtares, gjë për të cilën u përjashtua nga kombëtarja dhe përfundoi në dyert e gjykatave. Tashmë gjithçka konsiderohet e hedhur pas krahëve. Një “kapitull” i ri nis për sulmuesin e njohur te kampionët e botës në fuqi…

Related posts

U BASHKUA ME PARTIZANIN NË JANAR/ Edon Hasani lë pas dëmtimin. Debuton me skuadrën e…

Delo.autor

(VIDEO)Nimaga sherr gjatë miqësores me Bursasporin. Ja çfarë ndodhi në Turqi!

Alm.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Teqja: Përballja me Milanin, kujtimi më i bukur i karrierës sime

Delo.autor

Leave a Comment