Futboll Sport

REKORDI/ 11 ekipe shqiptare në Kupat e Europës, ja verdiktet

Ekipet shqiptare gjithnjë e më tepër janë rritur në mënyrën e organizimit dhe kanë fituar garanci dhe pjekuri se në kampionate mund të fitojnë vendet e sipërme të tabelës. Jo vetëm kaq, por edhe se në Europë të mos jenë veçse kalimtare të një turi të vetëm. Këtë vit, si asnjëherë tjetër, ekipet shqiptare në rajon “pushtojnë” Europën sepse do të jenë 11 klube shqiptare nga 4 shtete në kompeticionet europiane.

REKORDI – Një vit më parë, në Europë ishin tetë skuadra shqiptare. Këtë vit ka një shtesë jo vetëm të Kosovës që shkon me 3 skuadra, por merr pjesë edhe një ekip shqiptar i Malit të Zi: Deçiçi i Tuzit. Në Shqipëri, ekipi kampion shkon në Champions dhe 3 të tjera në Konferencë Ligë. Momentalisht, kjo garë do të ndahet mes Teutës, Partizanit, Laçit dhe Vllaznisë, me Skënderbeun që nuk mund të marrë pjesë edhe nëse fiton Kupën.

Në Kosovë, krahas kampiones, Prishtina, që shkon në Champions, në Konferencë Ligë do të luajë Drita si e dyta dhe Llapi si fituese e Kupës. Nga kategoria kanë rënë Arbëria dhe Besa, ndërsa pritet finalja e “play out”-it Dukagjini-Trepça ’89. Në Malin e Zi, për herë të parë Deçiçi i Tuzit, një skuadër shqiptare siguron një biletë europiane si fituese e Kupës dhe vendi i tretë. Në Maqedoni, Shkëndija kampione luan kualifikueset e Champions-it dhe shqiptarët e Shkupit dhe Struga do të jenë në Konferencë Ligë. Vardar, Belasica dhe Sileks do të bien nga kategoria, ndërsa ngjitet Tikves.

Related posts

“KUJDES ANTONIO, JE 40-VJEÇ…”/ Mourinho i përgjigjet Cassano-s: Vijnë lojtarë si Livaja dhe më pas…

F.autor

RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ “Santiago Bernabeu” është gati të mirëpresë sonte këtë SUPERSFIDË

Isa.Autor

DIEGO KOSTA NË TELASHE/ Prokuroria kërkon 6 muaj burg për sulmuesin spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment