Futboll Seria A Sport

AGNELLI NIS REVOLUCIONIN/ Jo vetëm Paratici, Juventus përgatit largimin e yllit të skuadrës…

Shkarkimi i papritur i Fabio Paratiçit ka bërë bujë të madhe në Itali, aq sa mediat vendase po aludojnë se Andrea Anjeli nuk do ta lërë me kaq por do të largojë dhe një lojtar big nga skuadra.

Sipas “Sport Mediaset”, Juvja po mendon që në stol të rikthejë Alegrin pasi largimi i Paratiçit ishte një shenjë e qartë e afrimit me teknikun italian.
Ishte pikërisht Paratiçi i cili kërkoi që në vitin 2019 të shkarkohej Alegri dhe tani është radha e këtij të fundit të hakmerret për atë “braktisje” nga ekipi bardhezi. Por nuk mbaron me kaq, afrimi i Alegrit në skuadër do të sillte një largim të mundshëm të yllit portugez Kristiano Ronaldo, i cili për hire të vërtetës nuk pëlqehet shumë nga italiani.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhe, por revolucioni në shtëpinë e bardhezinjve pritet të shkaktojë “tërmet” në Itali.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Trajneri De Boer: Ishte një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur, por…

Delo.autor

GJIGANDI MUSTAFI/ Shikoni se si ai tregon talentin e tij në stërvitje me klubin (VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Delo.autor

Leave a Comment