Futboll Sport

ATALANTA DEBUTON NË SPANJË/ Berat Gjimshiti titullar ndaj Vijarealit

Jo vetëm Juventusi, por mbrëmjen e sotme në skenë do të jetë edhe skuadra tjetër italiane. Atalanta, klub në të cilin aktivizohet edhe shqiptari i vetëm protagonist në Champions, në këtë sezon, do të bëjë debutimin e saj në Spanjë, në transfertë kundër Vijarealit.

Ekipi i stërvitur nga Xhanpiero Gasperini do të ketë një mbrojtje blind, me Gjimshitin që do të udhëheqë prapavijën së bashku me Toloin e Demiralin, por ndërkohë problemi për zikaltrit qëndron në sulm.

Kolumbiani Muriel është ndalur dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër kampionëve në fuqi të Ligës së Europës, një problem jo i vogël ky, ndonëse Zapata është një garanci dhe do të mbështetet nga Pesina e Iliçiç.

Related posts

LIVE/ EUROPA LEAGUE: Laci pranë kualifikimit, Uzuni kalon në avantazh krutanët

Isa.Autor

Icardi uron yllin e Real-it pas ndeshjes kundër Juventus

Sadik.Autor

“Çfarë i mungon Juventus-it? 500 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment