Futboll Seria A Sport

MILAN NIS MERKATON/ De Pol në krye të listës, Maldini shqyrton 3 kandidatë për zëvendësuesin e Calhanoglu

Profili i Hakan Çalhanoglusë është midis lojtarëve që mund të largohen nga Milani gjatë kësaj vere. Mesfushori turk, i cili po përfundon kontratën e tij, është larg një marrëveshjeje për rinovimin dhe kjo ka bërë që kuqezinjtë të vlerësojnë profilet e tjera.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, emri kryesor në listën e përforcimeve është ai i Rodrigo de Polit i cili duket se do të largohet gjatë verës nga Udineze. Menaxheri i lojtarit, Agustin Himenez, ka miratimin për të negociuar një akord me klubet e interesuara, por me kusht që kostoja e operacionit të jetë rreth 35 milionë euro.

PISTA E TJERA – Ndërkohë, sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit po vlerësojnë Filip Djuriçiçin e Sasuolos. 29-vjeçari luan prej tri sezonesh te Sasuolo, por ka një përvojë të gjatë në Europë ku ka fituar tituj me Anderlehtin dhe Benfikën, ndërkohë që ka luajtur edhe disa sezone me fanellat e Beneventos dhe Sampdorias. Serbi kushton 10 milionë euro, por kontrata që i skadon pas një viti mund ta bëjë ekonomikisht më të lehtë situatën për Milanin.

Një tjetër emër që qarkullon prej javësh si transferim te kuqezinjtë është ai i Josip Iliçiçit që duket larg Atalantës pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2023.

Slloveni kërkon largimin për shkak të një marrëdhënieje jo të mirë me trajnerin Xhian Piero Gasperini, megjithatë në rastin e tij pritet një betejë në merkato mes Maldinit dhe Igli Tares. Opsioni i preferuar i 34- vjeçarit mbetet “Djalli” sepse jeton në Milano me familjen e tij, por Atalanta nuk ka ndërmend të bëjë ulje dhe për këtë arsye do të kërkojë një tarifë për shitjen e Iliçiçit, ndërkohë që Milani synon ta punësojë falas.

ZHIRU PRET – Në funksion të sezonit të ardhshëm, Milani po kërkon një qendërsulmues për të alternuar me Zlatan Ibrahimoviçin dhe një profil shumë i popullarizuar është ai i Olivier Zhirusë.

Nga Franca bëjnë të ditur se ka refuzuar ofertat nga Lensi dhe Fenerbahçe duke qenë se po pret Milanin që duhet t’i ofrojë 10 milionë euro për dy sezonet e ardhshme. Ndërkohë 34-vjeçari po përgatitet për daljen e fundit sezonale me Çelsin që do të përballet me Sitin në finalen e Ligës së Kampioneve. Edhe pse i përqendruar te ky takim, thuhet se kontaktet e tij me drejtuesit e Milanit vijojnë dhe lajme të reja në këtë drejtim duhet të vinë gjatë javës së ardhshme.

Related posts

GAFAT BËHEN MAKTH/ Portieri i Liverpool e katranos në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

Ktheu Rejnxhërsin kryesues në Skoci/ GREZDA: Krenar, golat do të vijnë në…

Isa.Autor

ANA E ERRËT E ARABISË SAUDITE/ Jo çdo gjë që shkëlqen është ar, kontratat fryhen nga mediat

F.autor

Leave a Comment