Futboll La Liga Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mascherano: Messi më ka ndihmuar për të kaluar tek Barcelona. Guardiola s’do të më kishte…

Ish-kapiteni i Argjentinës dhe ish-mesfushori i barcelona-s, Javier Mascherano, ka folur për të ardhmen e Leo Messi-t dhe ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.

“Kam parë shumë lojtarë, por Messin është më i miri, më i kompletuari. Do të doja që të qëndronte te Barcelona. Do të doja q ë ta mbyllte karrierën aty. Duket sikur koha nuk kalon për të”, ka thënë argjentinasi për TyC Sport.

Messi ka qenë i rëndësishëm edhe për tranfserimin e Mascherano-s te Barcelona:

“Leo i kishte thënë Pep të më merrte gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut, por ai nuk donte t’ia dinte. Kishte frikë se do të krijoja probleme po të mos luaja”, ka thënë Mascherano.

“Leo më ka ndihmuar shumë kur kam shkuar te Barça. Kam folur me Pep para se të nënshkruaja kontratën. Në takimin e parë, Guardiola më tha menjëherë se isha një lojtar stoli”.

“Ishte e vërtetë. Stili im i lojës nuk ishte i përshtatshëm me atë të Barcelona-s, por unë kam premtuar se do të përshtatesha. Dhe sot mund të them se trajneri më i mirë i karrierës sime ka qenë Pep”.

Related posts

DËSHIRON RINOVIMIN/ Lumë ofertash për Subasic, qëndrimi te Monaco në dyshim!

Isa.Autor

E BUJSHME/ JO VETËM RONALDO: Zidane shumë pranë firmës me Juventusin

Isa.Autor

FSHF “GATUAN” NJË TJETËR MANIPULIM/ Gati emërimi i punonjësit të federatës në krye të shoqatës së trajnerëve

Delo.autor

Leave a Comment