Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI I ALLEGRIT TEK JUVENTUS/ Për trajnerin Pirlo del pista e re në Serinë A. Ja skuadra surprizë…

Rikthimi i Alegrit në stolin e Juves do të sillte një aventurë të re dhe për Andrea Pirlon, i cili me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij po në Serinë A.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ‘’Ansa’’, Pirlo do të jetë tekniku i ardhshëm i Sasuolos.

Aktualisht skuadra emiliane është pa trajner pas largimit të De Zerbit drejt ukrainasve të Shaktarit.

Madje në këtë operacion mund të përfshihet dhe vetë Juvja, e cila mund t’i paguajë një pjesë të rrogës Pirlos pasi kontratat e mban të lidhur ish-mesfushorin me klubin bardhezi deri në vitin 2022.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë saktësisht pasi Juvja është vetëm disa orë larg zyrtarizimi të Alegrit në krye të skuadrës dhe për Pirlon do të ketë kohën e mjaftueshme të mendohet.

Related posts

TRIUMF NË FINALE ME STADIUMIN BOSH/ Shikoni si e festojnë fitimin e Kupës në shtetin europian (VIDEO)

Delo.autor

Tronditet Kombëtarja e Zvicrës/ Mesfushori shqiptar kërcënohet me vdekje

Sadik.Autor

Telefonata nga klubet italiane? Ancelotti: Le të themi…

Q.Autor

Leave a Comment