Futboll Sport

E FUNDIT/ Finalja e Kupës, Ministria lejon 1 mijë tifozë në stadium…

Ministria e Shëndetësisë mësohet se ka dhënë një leje të përshtatshme për të lejuar 1 mijë tifozë në stadium, për finalen e Kupës mes Skënderbeut dhe Vllzaninë, e cila do të luhet ditën e sotme në “Air Albania”, duke filluar nga ora 19:00. Federata nuk e konfirmon këtë dhe ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili për “Panorama Sport” ka thënë se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

skenderbeu vllaznia
Veprimi i Ministrisë për rikthimin e tifozëve, në dukje duhej të ishte dhënë më parë, në mënyrë që FSHF dhe klubet të marrin masa për biletat dhe të organizojnë ndeshjen me tifozë. Ndërkohë që vetë Ministria nuk ka nxjerrë komunikatë zyrtare, duke e bërë akoma më të paqartë situatën. Nga njëra anë thuhet se do lejohen 1 mijë tifozë, nga ana tjetër FSHF nuk e konfirmon diçka të tillë

Kujtojmë se shkresa është bërë 2 javë më parë, ndërkohë që përgjigjja vjen në ditën e ndeshjes, diçka që nuk është e serioze për një institucion të rëndësishëm në vend.

Related posts

Bashkëshortja ndërpret konferencën e Antonio Conte…

Sadik.Autor

KOMBËTARJA KËRKON TRIUMFIN NDAJ KAZAKISTANIT/ Edi Reja skicon formacionin. Priten 3 debutues në fushë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor