Futboll

Tottenham sfidon Liverpool për “kanakarin” e Jurgen Klopp

Tottenham po e mban një sy nga Marco Reus, ndërkohë që ndërkombëtari gjerman nuk ka diskutuar për një marrëveshje të re me Borussia Dortmund, raporton “Mirror”. Reus, kohët e fundit u kthye nga lëndimet për Dortmundin dhe pas këtij sezoni do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. Por “Spurs” duhet të luftojnë me Liverpool dhe ish-trajnerin e Dortmundit, Jurgen Klopp, i cili mbetet një tifoz i aftësive të Reus. 28-vjeçari gjerman është duke pritur për të zbuluar shtrirjen e ambicies së klubit të tij në tregun e transferimeve, para se të angazhohet në kushte të reja. Ndërkohë, mesfushori i “Spurs”, Victor Wanyama, kërkon një kontratë të re, ndërsa Liverpool dhe Manchester United janë vënë në gjurmët e tij. Keniani 26-vjeçar ka edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen pesëvjeçare që nënshkroi kur u bashkua me Tottenham, në vitin 2016.

 

Related posts

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Chiesa i vetmi i paprekshëm në sulm, Juventusi refuzon dy super oferta

Delo.autor

Tottenham “ngrin” Real Madrid: Kane nuk largohet!

Q.Autor

Zyrtare: United huazon një lojtar tek skuadra e Championship

Q.Autor

Leave a Comment