Futboll

Juventusi synon Bellerin, spanjolli e sheh veten larg Arsenalit

Juventusi është i gatshëm të bëjë një sforco financiare për të marrë Hector Bellerin në verë, me lojtarin që kërkon një sfidë të re, raporton “Guardian”. Bellerin ka qenë në shënjestër nga Manchester City dhe Barcelona, në të kaluarën, por Juve duket se e ka bërë një ofertë prej të paktën 45 milionë £ për “topçinjtë”, që të marrin në konsideratë shitjen e tij. Dhe spanjolli mund të jetë i interesuar për një kalim te kampionët e Seria A, pasi e konsideron karrierën e tij tek Arsenali në mes të betejave të fundit në veri të Londrës. Arsenali iu ka rezistuar më herët përpjekjeve të klubeve të tjera për të marrë spanjollin 22-vjeçar. Manchester City dhe Barcelona kanë provuar dhe kanë dështuar, ndërsa Juventusi bëri një ofertë oportune, të refuzuar në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar. Bellerin u bashkua me Arsenalin si një 16-vjeçar në vitin 2011 dhe apeli i një rikthimi te klubi mëmë ishte i fortë. Barcelona ishte e gatshme të angazhohej për një paketë prej 70 milionë eurosh për të. Tarifa ishte 45 milionë euro; paga totale 25 milionë euro. Arsenali tha “jo”. Drejtuesit thjesht nuk donin ta shisnin. Bellerín ishte padyshim më i miri mbrojtës i krahut të djathtë në Premier League, në nëntor 2016, kur nënshkroi një kontratë të re me Arsenalin, me vlerë 115.000 paundë në javë, e cila e lidhi atë me “topçinjtë” deri në qershor 2022.

Related posts

“KUQEZINJTË PUSHTOJNË SAN SIRON”/ Ja shifra rekord e regjistruar për sfidën ndaj Sassuolos

Delo.autor

ZYRTARIZOHET KALIMI I LEAOS TEK “MILANI”/ Ja sa ka kushtuar futbollisti 20-vjeçar (FOTO)

F.autor

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment