Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Sarri rikthehet në stol, mungon vetëm akordi final me klubin e Serie A…

Maurizio Sarri është shumë afër rikthimit në stolin e Serie A.

Ish-trajneri i Juventusit, Chelsea dhe Napolit  është shumë afër arritjes së akordit me Lazion, ekip që ka mbetur pa trajner pas largimit të Simone Inzaghit drejt Interit.

Dyshja Lotito-Tare kanë gati një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 3 milion eurosh në sezon për Sarrin.

Ky i fundit ndodhet ende nën kontratë me Juventusin (deri në 2022), klub që e shkarkoi nga detyra në gushtin vitit të kaluar.

2.5 milon euro duhet t’i paguajnë bardhezinjtë Sarrit për të ndërprerë kontratën, duke shmangur koston e 7 milion eurove, aq sa ishte rroga e tij sezonale.

Claudio Lotito po pret dhe nesër mund të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes me Sarrin, i cili ka dëshirë të madhe për t’u kthyer në stol dhe beson fort se do arrijë sukses me skuadrën bardhekaltër.

Related posts

“MJAFT ME ATO FOTO…”/ Talenti që po çmend Italinë kapet me mamanë

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Westwood

Delo.autor

Tjetërsimi i pronave, Renato Malota vetëdorëzohet në policinë e Lezhës

Sadik.Autor

Leave a Comment