Futboll Sport

Kyle Walker: Anglia ka nevojë për një mrekulli për të fituar Kupën e Botës

Anglia ka nevojë për një mrekulli nëse do të fitojë Kupën e Botës, sipas Kyle Walker.

Mbrojtësi i Manchester City-t ka fituar trofeun e parë të karrierës së tij këtë sezon, duke fituar EFL Cup dhe Premier League pasi u transferua nga Tottenham.

Walker nuk dyshon te talenti që ka përfaqësuesja angleze, por ai ka pritshmëri të ulëta për Tre Luanët.

“Shpresoj të shkojmë sa më larg të kemi mundësi, por duhet të jemi realistë,” shprehet Walker për talkSPORT.

“Për të fituar Kupën e Botës duhet një mrekulli, por kemi lojtarët për ta bërë. Shumica prej nesh luan në kampionatin më të fortë në botë.

“Mund të kemi lojtarët, por na mungon eksperienca për të shkuar në finale.

“Kemi bërë shumë biseda brenda kampit – Anglia nuk ka fituar një ndeshje nokauti për një kohë të gjatë kështu që për ne të merrnim një fitore në një ndeshje nokauti do të ishte një hap në drejtimin e duhur.”

Related posts

ATALANTA-MILAN/ Mbrojtësi Calabria përfiton falë një gabimi dhe ndëshkon pas 30 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI NË “AIR ALBANIA”/ Lorenc Trashi përleshet me Ngoo, gjyqtari Jorgji nuk i fal (VIDEO)

Delo.autor

Reali kërkon ta mbyll sezonin më së miri në Bernabeu, kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

Leave a Comment