Futboll Seria A Sport

JO VETËM JUVENTUS/ Donnarummën e telefonon trajneri rival. Gati të qëndrojë në Serinë A

Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë më pjesë e Milanit dhe tashmë portieri është në kërkim të një skuadre të re.

Interesimet për italianin nuk mungojnë, me Juventusin që prej kohësh thuhet se është në kontakte dhe duket si destinacioni më i mundshëm. Megjithatë së fundmi në garë është futur edhe Roma. Sipas asaj që raporton mëngjesin e sotme “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i verdhekuqve, Zhoze Murinjo ka telefonuar portierin, duke i shprehur atij dëshirën për ta pasur në skuadër për sezonin tjetër.

Donaruma nuk ka kthyer ende një përgjigje, pasi tashmë është i përqendruar te Europiani me Italinë dhe më pas pritet të zyrtarizojë skuadrën e re, që me shumë mundësi do të jetë në Serinë A.

Related posts

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

JUVENTUSI I FRIKSHËM/ Dybala kalon në epërsi bardhezinjtë (VIDEO)

Isa.Autor

IDENTIFIKON OBJEKTIVIN PARËSOR/ Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Delo.autor

Leave a Comment