Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Jasir Asani ka refuzuar ofertën e parë të ardhur nga jashtë Shqipërie. Ekipi turk, Ankara Keciorengucu, ka bërë ofertë konkrete për mesfushorin e Partizanit, që është në fund të kontratës. Por, “Panorama Sport” mëson se Asani nuk ka pranuar të firmosë. Kjo, për shkak se anësori i kuq ka edhe disa propozime të tjera në tavolinë, si dhe po pret që të bisedojë fillimisht me Partizanin sa i takon rinovimit.

Ankara Keciorengucu është në Ligën e Dytë turke dhe kërkon të përforcohet me emra cilësorë në sulm, në mënyrë që të arrijë ngjitjen në elitë sezonin pasardhës dhe Jasir Asani është një ndër lojtarët që e duan patjetër. Menaxherë të klubit turk e kanë ndjekur nga afër 26-vjeçarin dhe madje kanë qenë edhe në stadium në disa nga ndeshjet e fundit të sezonit, ku janë bindur për kualitetet që Jasiri posedon dhe kanë bërë ofertën e tyre, por kanë marrë përgjigje negative nga mëngjarashi.

Related posts

2 GOLA NË 4 MINUTA/ Messi dhe Suarez dhurojnë “magji” dhe ndëshkojnë Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

Tifozët e Arsenalit nuk ju besojnë syve: A është ky vërtetë, trajneri i tyre i ri?

Sadik.Autor

Zbulohet skenari për të shkuar te goleadori, Milani ka menduar gjithçka!

Sadik.Autor

Leave a Comment