Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja me Chelsea-n, Milan-i bën goditjen e dytë

Prej një jave drejtuesit e Milanit kanë punuar me homologët e Çelsit për të përcaktuar shpërblesën për kartonin e Fikajo Tomorit, mbrojtësi anglez i cili erdhi nën urdhrat e Piolit në janar si huazim me të drejtën e blerjes. Sipas asaj që është mësuar nga “Sportmediaset”, puna e drejtuesve kuqezinj ka prodhuar një marrëveshje me blutë për 28 milionë euro.

Sipas asaj që bëhet e ditur, lojtari do të jetë me Milanin edhe në pesë vitet e ardhshme. Ai i bindi drejtuesit e “Djallit” falë 22 ndeshjeve dhe 1 goli në gjysmën e sezonit të fundit. Megjithëse erdhi pa shumë bujë, ai në pak kohë fitoi besimin e trajnerit që e aktivizoi për herë të parë në derbin e Kupës së Italisë.

Forca dhe saktësia bënë që Tomori t’i vidhte vendin në formacion edhe kapitenit, Alesio Romanjoli. Praktikisht, kjo është goditja e dytë për klubin pas ardhjes së Majk Menja, por me siguri që nuk do të jetë e fundit për këtë verë ku planet e kuqezinjve duhet të jenë shumë ambicioze.

Related posts

FITORE MADHËSHTORE/ Ekipi shqiptar kalon në finalen e para-eliminatoreve në Champions (VIDEO)

Delo.autor

PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT “KUPA E ITALISË”/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion…

Delo.autor

Zhbllokohen shifrat në “Elbasan Arena”, Tirana ndëshkon Kastriotin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment