Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS NA DËBOI, NUK DO JEM KURRË…”/ “Shpërthen” trajneri Tudor: Na vendosi të gjithëve në një nivel

Trajneri i njohur kroat, Igor Tudor, në sezonin e fundit ishte pjesë e Juventusit, jo si trajner, por në rolin e ndihmësit për teknikun Andrea Pirlo.

Megjithatë pas përfundimit të sezonit, ai së bashku me pjesën tjetër të stafit u shkarkuan nga Juventusi. Duket se kjo nuk ka lënë një shije të mirë te Tudor, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar ashper, duke  thënë se kjo nuk ishte e drejtë. Madje më tej ka thënë se nuk do të pranojë kurrë të jetë një ndihmës, pasi tha se Pirlo e vendosi në gtë njejtin nivel me mikun e tij, Barnio.

“Ishte një sezon i vështirë, por në fund ia dolëm të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve, gjithashtu fituam edhe Kupën e Italisë. Por, pavarësisht këtyre ata na dëbuan. Më vjen keq për këtë që ndodhi. E kam vendosur, nuk do jem më kurrë ndihmësi i askujt. Te Juventusi më thirri Pirlo.

Ai më zgjodhi mua mes alternativave, por duke qenë një mik i ngushtë i Barnios, ai mori edhe atë bashkë më një analist tjetër. Na vendosi të gjithëve në një nivel. Nuk ishte e drejtë, unë jam një trajner. Pranova të shkoja si ndihmës sepse ishte Juventusi.”, tha Tudor.

Related posts

PËRBALLJE TITANËSH/ Amir Khan konfirmon: Më 8 nëntor do të dueloj ndaj legjendës…

Delo.autor

VILLARREAL-BARCELONA/ Xavi i beson treshes së sulmit Gavi-Depay-Ezzalzouli (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Mourinho drejt largimit, Tottenhem projekton ish-trajnerin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment