Futboll

Coutinho me shumë klas, driblon futbollistin gjerman

Përgatitjet për Botëror po shkojnë mësë miri për Brazilin i cili mbrëmë largoi edhe ‘fantazmat’ kundër Gjermanisë duke e mundur me shifrat minimale 0-1 në “Olympiastadion”.

 

Goli që vulosi takimin u shënua nga Gabriel Jesus, por mjaft përshtypje bëri paraqitja e Coutinho-s i cili nuk kurseu kundërshtarët me lëvizje ‘ilegale’. Ai që e pësoi më keq ishte Leon Goretzka, i cili u driblua mes këmbëve nga mesfushori 25-vjeçar. “Ndaloje këto Philippe,”- shkruajnë mediat britanike të cilat janë të mahnitura nga Coutinho.

 

Për t’u evidentuar ishte edhe një episod ku Brazili i shkoi shumë afër golit. Në minutën e 55-t pas një aksioni model të ‘seleçaos’ Coutinho me mjeshtëri iluzionon kundërshtarët duke lënë topin të kalojë mes këmbve. Nga ky veprim do të krijohej një mundësi ideale për Willian që nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Me superlativa për futbollistin e Barcelonës ka folur pas ndeshjes Dani Alves. Anësori i Brazilit u shpreh: “Mendoj se Coutinho është në të njëjtin nivel me Neymar. Ai ka influencë të madhe në lojë dhe në skuadër,”-deklaroi fillimisht Alves.

“Si te Liverpool ashtu edhe tani te Barca, ai ka provon se ka mësuar ta lexojë shumë mirë lojën, pasi merr vendimet e duhura. Është e bukur për t’u parë dhe të luash me të tillë futbollistë që kanë kaq aftësi.

Ka të tjerë që janë të ngjashëm, por jemi me fat që luajnë në ekipin tonë dhe kjo është fantastike. Në duhet t’i marrim më të mirën nga to dhe të ndërtojmë një ekip solid,”-përfundon Dani Alves.

Related posts

GLADIATORËT/ Njihuni me futbollistët më agresivë në historinë e FUTBOLLIT

Sadik.Autor

Sfida ndaj Interit, Strakosha favorit për të startuar

Q.Autor

VAZHDOJNË ECURINË FANTASTIKE/ “Të Kuqtë” përmbysin ndaj Newcastle dhe kryeson bindshëm në Premier (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment